17 Janar, 2018

VIDEO/ “Donika dhe Skënderbeu, martesë politike, jo dashurie”


Historiani Kristo Frashëri tha për gazetaren Rudina Xhunga, në intervistën e tij të vetme për Skënderbeun, se martesa e Skënderbeut me Donikën, nuk ishte prej dashurisë, por ishte politike, shkruan Dritare.net

donika dhe skenderbeu

“Martesa e Donikës me Skënderbeun, ishte martesë politike dhe jo dashurie. Martesë e cila solli si rezultat, që Gjergj Arianiti, i vjehrri i Skënderbeut, të dilte nga skena politike. Dhe gjithë pushtetin ia la nuses e më pas Skënderbeut. Kunetërit e saj u zemëruan dhe ikën.”/Dritare.net

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e atë nuk mund ta mbante një trupvogël. -informon dritare.net.

“Si edhe forma e shpatës që është e harkuar, e atë mund ta përdorin veç ata që janë trupmadh. Pastaj kemi një të dhënë shumë interesante, një stof që i vjen nga Venediku. Dhe Skënderbeu që i thotë ‘ki parasysh trupin tim, se mua më duhen kaq metra, më shumë se një trup i zakonshëm. Sipas llogarive, Skënderbeu ka qenë jo më pak se 1.92 i gjatë. Ndërkohë i ati ishte trupshkurtër, e kjo tregohet edhe nga shprehja që përdorte Skënderbeu, ‘nga i vogli, lind edhe i madhi’.”

Kristo Frashëri i pyetur nga gazetarja Xhunga për fëmijët e Skënderbeut, u shpreh se , Donika bëri vetëm një djalë.

“Ato vepra që shkruajnë se pati dhe një vajzë nuk janë të vërteta. Ishte vetëm Gjoni i cili lindi në vitin 1454, pra dy vjet pasi u martua. Pastaj kur vdiq Skënderbeu dhe ishte rreziku i pushtimit turk, ajo iku së bashku me 20 gra që kishin mbetur te veja. Shkoi nga Puglia dhe më pas në Spanjë, ku ka vdekur në Barcelonë, si zonjë nderi e mbretëreshës së Spanjës.”/dritare.net

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al