19 Maj, 2017

Vesa Luma duhet të rikthejë formën perfekte të disa viteve më parë


Është bërë nënë pak muaj më parë dhe duhet ta mirëkuptojmë formën aktuale të këngëtares së talentuar Vesa Luma. Por teksa po shihnim këto foto të 8 viteve më parë, u kujtuam se kur ka dalë në skenë në ato vite, Vesa ishte thjesht një perfeksion në çdo gjë. Një këngëtare me një zë të mrekullueshëm, një formë fizike të përkryer dhe një bjonde shumë e këndshme.vesa_luma_vesa_luma_instagr

Vesës i kishte dhënë Zoti çdo gjë për të qenë një yll në skenë.
Tani që ka edhe bashkëshortin artist, është e sigurt që karriera e saj do të ecë akoma më mirë, por ajo që duhet të bëjë Vesa, është të shohë këto foto dhe të fillojë të punojë për t’u rikthyer në këtë formë kaq perfekte.IMG_0271

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al