15 Mars, 2022

Verisoni i ri iOS 15.4/ Nga emojitë e reja te Face ID me maskë, gjithçka që duhet të dini


 

Versioni i ri iOS 15.4 është gati për të gjithë përdoruesit e celularëve Iphone, me opsione të reja të shumëpritura nga të gjithë.

Së pari përditësimi i sistemit operativ do të sjellë opsionin “AirTag”, që janë alarme kundër gjurmimit. Një opsion i ri zanor i “Sirit”, emoji të reja, Face ID e përditësuar (po mund ta shkyçësh celularin duke pasur një maskë të vënë) dhe “Universal Controle” i shumëpritur nga përdoruesit e iPhone, janë opsione të tjera që do të jenë të disponueshme.

Siç tregon edhe emri, versioni 15.4 do të jetë përditësimi i katërt për iOS 15, i cili u lançua në të njëjtën datë me iPhone 13.

Kur ishte data e lançimit?

Versioni i ri iOS 15.4 u lançua këtë të hënë për të gjithë dispozitivët iPhone dhe iPad. Ndërsa për iPhone 13 të ri ngjyrë jeshil, iPhone 13 Pro gold, dhe iPhone SE, sistemi i ri operativ do të jenë të parangarkuar, aipas Apple.

Si mund të shkarkoj iOs 15.4?

iOS i ri mund të shkarkohet duke shkuar te Settings-General-Softëare Update-Shkarko dhe Instalo. Sigurohuni që të jeni të lidhur me Ëi-Fi para se të nisni përditësimin.

Çfarë është Universal Control (Kontrolli Universal)?

Ky opsion ju  lejon të përdorni pajisje të tjera Apple si ekrane të dyta, duke kontrolluar gjithçka që doni duke përdorur vetëm njërën nga pajisjet. Kjo veçori pritej me padurim nga të gjithë përdoruesit e iPhone, megjithatë opsioni nuk do të punojë në çdo pajisje. Sipas Apple “Control Universal” do të funksionojë vetëm në:

  • MacBook Pro (2016 and later)
  • MacBook (2016 and later)
  • MacBook Air (2018 and later)
  • iMac (2017 and later)
  • iMac (5K Retina 27-inch, late 2015)
  • iMac Pro
  • Mac Mini (2018 and later)
  • Mac Pro (2019)
  • iPad Pro
  • iPad Air (third generation and later)
  • iPad (sixth generation and later)
  • iPad Mini (fifth generation and later)

A mund të përdor “Face ID” me maskë të vënë?

Apple me përditësimin e ri ka sjellë në iPhone 12, modele të reja të Face ID edhe kur mban maskë. Për shakak se funskioni përdor një pjesë të vogël të fytyrës tuaj duhet të jeni të saktë në lidhje me këndin në të cilin po e mabni telefonin kur përdorin Face ID. Funskioni i ri do të jetë funksional edhe për njerëzit që mbajnë syze, por jo për syzet e diellit.

Cilat janë emojitë e reja?

Versioni i ri iOS 15.4 ka mbi 40 emoji të reja, me mbi 120 opsione kur llogariten variacionet e ndryshme.  Përdoruesit do të kenë akses në një sërë ikonash të reja duke përfshirë fasulet, fytyrën e shkrirë, duart që formojnë zemër, shtrëngime duarsh në disa variacione të ngjyrës së lëkurës etj.Emojipedia shpjegon se janë bërë ndryshime të emoji-t orgjinale dhe janë shtuar disa gjeste dhe shtrëngime duarsh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al