21 Dhjetor, 2017

Vendimi përfundimtar i ish-pornostarit, lë punën për tu kujdesur për 14 fëmijët e saj


Ajo quhet Nadya Suleman dhe ka vendosur që historinë e saj t’ia tregojë të gjithë botës me qëllimin që të frymëzojë edhe femrat e tjera. “Octonom”  (nofka e saj) ka lënë punën e saj si striptiste për t’u kujdesur për 14 fëmijët e saj dhe është shprehur se kështu ka gjetur paqen aq shumë të nevojshme për njeriun, edhe pse vazhdon të ketë probleme ekonomike.

“Zgjohesha çdo ditë me ndjenjën më të shëmtuar, të vdekur brenda meje. Nuk doja të jetoja. Nuk ndihesha si njeri me karakter që do mbroja dhe siguroja familjen time. Kur braktisa fëmijët dhe pastaj u ktheva përsëri me ta, pata ndjenjën e paqes, gëzimit të vërtetë. Lufta është mësuesi më i mirë pasi jam bërë mirënjohëse për çdo moment të jetës, pa përfshirë gjërat materiale”, ka thënë ajo gjatë një interviste ekskluzive për “Daily Mail”.

Kjo e fundit shkruan se 42-vjeçarja u bë e famshme në vitin 2009 kur bëri fertilizim in vitro që të mbetej shtatzënë me 8 fëmijë, edhe pse ishte nënë e gjashtë fëmijëve tjerë.

Pas lindjes së 8 fëmijëve, Nadya mori pjesë edhe në një film pornografik. Ajo fitoi katër çmime dhe filloi të performonte në klube striptize.

“Duhet të meditoja vetëm për të kuptuar çfarë po bëja. Unë konsumoja edhe alkool, për të cilën mësova më vonë se ishte shkak për vdekjen e Whitney Houston. Nuk doja të isha më pjesë e kësaj jete por mendova për fëmijët e mi dhe luftova për t’ia dalë. -ka rrëfyer nëna e 14 fëmijëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al