Jessica Jaymes është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni. Mediat e huaja shkruajnë se gjatë hetimeve në vendin e ngjarës janë zbuluar doza të shumta barnash pa recetë.
TMZ shkruan se ka qenë një mik (dyshohet se është ish-bashkëshorti) ai që e gjeti aktoren e filmave për të rritur pa ndjenja.
Nga hetimet e para thuhet se 40-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Jessica Michael Redding, mund të ketë pësuar një arrest kardiak gjatë kohës kur ish-bashkëshorti mbërriti në banesën e saj, për të ndërruar jetë pak minuta më vonë.
Sipas TMZ-së, shkaku i vdekjes dhe prania e ish-bashkëshortit në çastet e fundit të jetës së saj mbetet ende e paqartë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al