29 Maj, 2023

“Vazhdoni se prej jush më rritet rroga”-Shpërthen Neda në rrjetet sociale pasi u komentua negativisht pasi shkoi pas lindjes në punë


Neda Balluku u bë nënë për të tretën herë, duke mirëpritur së bashku me bashkëshortin vajzën e tyre, Suzie Ann. Por ajo çfarë ka bërë që ajo të përflitet shumë gjatë ditëve të fundit ishte fakti se vetëm disa ditë pas lindjes, Neda u kthye në rolin e saj si opinioniste në “përputhen” ku postoi një foto  e ulur në prapaskenë duke u kujdesur për vajzën e saj.

“Kush është në të njëjtën pozitë, e di fare mirë përjetimin e të rikthyerit në punë apo tek impenjimet kur sapo ke sjellë në jetë një fëmijë. Ndonëse mezi prisja, sepse dua që angazhimin tim në Për’puthen ta çoj denjësisht deri në fund, nuk e mohoj ankthin që kam ndjerë tërë javën për menaxhimin e regjistrimit maratonë dhe nevojës që Suzie Ann ka për të pirë gjatë ditës apo qoftë dhe për praninë e mamit.

Megjithatë, sot nuk mund të shkonte më mirë! Babi e solli gocën dy herë për t’u ushqyer dhe @olsamuhameti bëri magjinë e saj që kjo të ndodhte por edhe emisioni të vazhdonte rrjedhën e tij.

E di që e kam bërë shpesh, por dua ta bëj sërish këtu, të falenderoj produksionin tim të @perputhen_tch , @olsamuhameti @borazemani @hysa_leda @nikita_petritaj por edhe @xhuliodoci e të gjithë çunat e gocat, që jo vetëm me dashuri e mirëkuptim të jashtëzakonshëm i mundësuat kësaj nëne të re (jo dhe aq të re) qetësi mendore e hapësirë për vajzën e saj të vogël sot por edhe përgjatë të gjithë periudhës së shtatzanisë.

Jam ndjerë e lirë, e kuptuar dhe vlerësuar. Dhe nuk është vështirë të punosh deri ditën e fundit kur ke kolegë të tillë. E gjithashtu @topchannelalbania. Në kushtet kur për pjesën më të madhe të punëdhënësve, shtatzanitë janë “problem” më vete, televizioni kurrë nuk e pa periudhën time si problem, krejt e kundërta, angazhimi im ka qenë njejtë i mirëpritur.

Faleminderit me zemër ♥️”- ka shkruar ajo në foto.

 

Por nga ky postim Neda u përball me komente të shumta, negative dhe zgjodhi që të reagonte për këto të fundit, përmes një postimi në Instagram. Ajo publikoi komentet dhe shkroi:

Ju thjesht i doni gratë në shtëpi. Për cilëndo arsye. Nëse eshtë shtatzënë, apo lehonë. Nëse është me fëmijë të vogël apo si lopë kur i thoni ju. Nëse është me gji apo pa gji. Nëse punon në shtet apo në Top.

Ju thjesht preferoni që të gjitha të jenë siç jeni vetë; aq të dështuara se nuk ditët kurrë të ngriheni mbi diktimet që ju ka bërë vjehrra e fisi i burrit apo injoranca e trashëguar nga rraca ku keni lindur prej të cilave jeni plasur në shtëpi me vite.

Kur keni qenë nuse keni qenë nën hyqmin e vjehrrërisë. Kur ishit gra nën humorin e burrit që ju ka patur vetëm që ta lani, shplani e t’ju lërë me barrë. Se mundësisht puthjet e dashurinë e madje edhe lekët e shtëpisë i linin diku tjetër me të tjera. Dhe në pleqëri jeni nën urdhërat e kalamajve të kalamajve, sepse domosdo do i mbani e rritni sepse keni lindur për të shërbyer. Të gjitha këto i ndjeni si handikap tek vetja dhe derdhni këto perla në instagram. Dhe merreni me Nedën, me gocën e Nedës, burrin e Nedës, këpucët e Nedës dhe mitrën e Nedës.

Vazhdoni motrani! Prej jush më vazhdon rroga ♥️

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Neda Balluku (@nedaballuku)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al