14 Nëntor, 2019

“Vazhdoj të jetoj me Nora Istrefin, por s’jemi…”, Robert Berisha habit me deklaratën e tij


Ai ka qenë mjaft shpesh në vëmendje të mediave dhe është përfolur shumë për ndarjen nga Nora Istrefi. I ftuar në ‘Glamour Zone’, Robert Berisha ka folur ndër të tjera për marrëdhënien që ka me të.

Për herë të parë ai ka treguar se jeton akoma me Norën dhe vajzën e tyre 4 vjeçare, Renee, por vetëm disa ditë në javë.

“Jetoj edhe vetëm edhe me Norën e gocën. Ajo është e vogël 4 vjeçe. Jetojmë edhe afër me shtëpi. Kështuqë, pak aty, pak aty. Mbi të gjitha, ne do jemi gjithmonë prindërit e Renee”.

Ai ka përsëritur gjithashtu faktin se ende nuk është ndarë me divorc dhe i pyetur nëse është kjo pauzë një mundësi për t’u rikthyer, ai e ka pohuar duke thënë se pauza i bën mirë lidhjes dhe se mund edhe të rikthehen sërish bashkë.

“Sjemi bashkë por nuk jemi ndarë me divorc përmes letrave. Ne nuk e kemi bërë këtë me inat. E vërteta qëndron diku tjetër. Është personale. Mund të ketë edhe një derë për rikthim. Pauzat janë shumë të mira. Njeriu ka nevojë të largohet”.

Sipas këngëtarit, është pa sens fakti që një çift të jetojë shumë vite dashuri e më pas ta prishë plotësisht këtë marrëdhënie sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Më parë u aludua se marrëdhënia e tij me vëllain nuk ishte e mirë dhe se ata nuk flisnin për shkak të këngëtares, Tuna. Por Roberti e mohoi këtë gjë duke thënë se marrëdhënia e tij me Patrisin është shumë e mirë.

“Marrëdhënia jote me vëllain patrisin. Cdo gjë është në rregull. I bëra surprizë në amerike dhe u gëzua shumë. Kemi 9 vite diference dhe kam kaluar shumë kohë me të kur kemi qenë të vegjël. E shkuar e kaluar.”

Por nuk tha të njëjtën gjë për Tunën. Ai u shpreh se nuk ka asnjë shanc që ata të dy të flasin sërish me njëri tjetrin. Madje kur iu kërkua nga moderatorja që të thoshte disa karakteristika për Tunën, ai e cilësoi të talentuar dhe të çuditshme.



NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al