27 Janar, 2022

Varësia nga shopping-u rrit depresionin


Gjithnjë e më shumë po shtohen rastet e shopaholics-ut, pra personave që janë të prekur nga sindroma e shopping-ut obsesiv-kompulsiv, e cila i bën të blejnë në mënyrë të shfrenuar, duke u përballur më probleme shumë serioze ekonomike.Sipas Universitetit të Richmond (ShBA), këto shqetësime përfaqësojnë rreth 18% të popullsisë, pra 5% më shumë po ta krahasojmë këtë vlerë me studime të tjera të bërë në të kaluarën. Studiuesit kanë botuar në “Journal of Consumer Research” një test të sofistikuar edhe për të monitoruar problemet psikologjike me bazë shopping-un e tepruar.Shqetësimet më të shpeshta, sipas studiuesve janë: depresion, ankth, strest i madh, mungesë vetëbesimi.

Burimi/ Revista Psikologjia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al