15 Shtator, 2018

Valbona Selimllari dhe Rezarta Skifteri, mamatë seksi që ta heqin trurin në plazh


Këtë verë, paparazzi i “Panorama plus” ka sjellë foto mjaft interesante nga plazhet të personazheve të njohur. Ajo që të bie në sy, është një ndryshim i dukshëm i imazhit që personazhet servirin në rrjetet sociale dhe ato që janë fotot origjinale, të paprekura, që publikojmë ne, pa asnjë filtër apo efekt. Padyshim që perfeksioni nuk ekziston dhe personazhet e njohur duhet ta kurojnë këtë pjesë, por edhe një foto origjinale është lajm më vete, që të bën kurioz.

Këtë herë do ju sjellim dy personazhe, për të cilat marifetet e fotoshopeve edhe mund të mos ishin shpikur fare sepse nuk iu hyjnë në punë. E para është stilistja Rezarta Skifteri. Ka punuar gjithmonë me vajza të bukura të spektaklit dhe nuk kishte sesi të mos joshej nga perfeksioni. Në vite ka gjetur look-un e duhur për vete, duke i mbajtur flokët ngjyrë çokollatë dhe jo të verdha si dikur.

Është mamaja e dy fëmijëve, por mundi që ka bërë në palestër duke punuar fort i është shpërblyer, sepse tashmë ka një trup të përkryer dhe për t’u pasur zili. Asnjë aplikacion iphoni apo efekt fotoshopi nuk mund të konkurrojë linjat e mrekullueshme të Rezartës. Bravo për vullnetin!

Personazhi tjetër është ish-Missi historik, Valbona Selimllari. Si gjithmonë, ajo pushimet i bën në Dhërmi dhe kësaj here është fotografuar teksa bënte plazh me fëmijët dhe vajzën e vogël e mbante sipër barkut. Për Valbonën nuk kemi çfarë të themi, koha kalon për të gjithë duke lënë gjurmë, por Valbonën koha e ka kursyer.

Ajo nuk ka ndonjë ndryshim për mirë apo për keq, thjesht Valbona ka ngrirë, është ajo që ka qenë para 20- 25 vitesh, e bukur, e ëmbël, me linja të mira, edhe pse ka bërë tre fëmijë. Këto janë zonja model që të kënaqin syrin teksa i shikon.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al