14 Nëntor, 2017

Valbona Selimllari ‘braktis’ spektaklin ‘Dance With Me’, ja ku do e shihni?


Valbona Selimllarin  është padyshim një nga figurat më të dashura për publikun. Prej disa sezonesh atë jemi mësuar ta shikojmë në jurinë e ‘Dance With Me’. Por duket se miss-i i parë shqiptar ka ndërmend t’i përkushtohet edhe më shumë karrierës televizive, pasi duket se tani do të ketë emisionin e saj, të cilin do ta drejtojë e vetme.

Është zbuluar se ajo mesa duket do të jetë pjesë e televizionit ‘Ora News’ dhe edhe pse ende nuk është zbuluar formati i emisionit që do të drejtojë, duke marrë parasysh edhe rolin që ka në Bashkinë e Tiranës, si këshilltare për çështjet sociale, mendojmë se do të jetë ndonjë program i këtij lloji.

Ka pasur goxha kalime nga  televizioni në televizion këto kohë, dhe pjesë e këtyre ndryshimeve është bërë edhe Valbona.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al