7 Gusht, 2022

Vajza e Will Smith flet për herë të parë për shpulakën e të atit ndaj Chris Rock në “Oscars”


Shuplaka e Will Smith ndaj Chris Rock në “Oscars 2022” do mbahet mend për vite me radhë dhe polemikat vijojnë ende.

Së fundmi, ka qenë vajza e Will, Willow, ajo e cila ka komentuar për herë të parë incidentin që i ati shkaktoi në mars. Në një intervistë për “Billboard” ajo tha se familjarët e saj i pranon si janë.

Unë e shoh gjithë familjen time si njerëz. Unë i dua dhe i pranoj në njerëzimin e tyre. Për shkak të pozitës në të cilën ndodhemi, njerëzimi ynë ndonjëherë nuk pranohet dhe ne detyrohemi të veprojmë në një mënyrë jo të shëndetshme dhe të ndershme.” -tha ajo.

21-vjeçarja shtoi se incidenti nuk ndikoi në krijimtarinë e saj dhe se nuk e tronditi atë “sikurse demonët e saj të brendshëm”.

Pak ditë më parë, në një video të publikuar në kanalin e tij në YouTube, Will tha se ka kontaktuar me Chris Rock por ai nuk ka pranuar të flasë me të dhe tha se është i gatshëm ta takojë kur të dojë.

Mirëpo, një burim pranë komedianit ka raportuar se ai nuk është aktualisht gati për të rikrijuar një miqësi me Smith dhe tha se falja e Will ishte thjesht një përpjekje për të rregulluar imazhin e tij në publik. Një burim i brendshëm tha për “ET Online”: “Chris nuk ka plane të kontaktojë me Will” përpara se të shtonte: “Ai [Will] ka nevojë për faljen e publikut, jo Chris-it”.

Disa orë pasi Will Smith i kërki falje, Chris Rock u ngjit në skenë për t’u bërë ‘poetik’, duke e krahasuar Smith me ish-producentin dhe aktualisht të burgosurin, Suge Knight. Knight është një ish-producent i muzikës amerikan dhe kreu pesë vjet burg për sulme me armë, 10 muaj për shkeljen e lirimit me kusht dhe aktualisht po vuan një dënim me 28 vjet burg pasi vrau një biznesmen më 29 janar 2015.

“Të gjithë po përpiqen të jenë viktimë e sulmit”, tha Rock, 57 vjeç, gjatë një shfaqjeje në ‘Atlanta’s Fox Theatre’ të premten në mbrëmje. “Nëse të gjithë pretendojnë se janë viktimë, atëherë askush nuk do t’i dëgjojë viktimat e vërteta. Madje edhe unë që u godita nga Suge Smith… Shkova në punë të nesërmen… Kushdo që thotë fjalën ‘i lënduar’ nuk është goditur kurrë me grusht në fytyrë”, shtoi Rock, sipas ‘People’.

Kërkim-falja e fundit e Smith – pasi ai gjithashtu i kërkoi falje Rock-ut përmes mediave sociale disa ditë pas incidentit – zbuloi se Rock ka refuzuar të flasë me Smith. “Unë kontaktova me Chris dhe mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë, por kur të jetë, ai do të kontaktojë”, tha Smith në videon e postuar në YouTube. “Unë do të të them, Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu sa herë që jesh gati për të folur.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al