27 Maj, 2020

Vajza e Jozefina Topallit krenare për bashkëshortin, “Forbes” shkruan për sipërmarrjen e tij


Dhëndri i ish-kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, sipermarrësi Angjelin Serreqi është vendosur në fokus të një shkrimi të publikuar nga revista prestigjioze Forbes.

megi topalli angjelin serreqi

Lajmi u bë i ditur nga vetë vajza e Jozefina Topallit, Megi Topalli me anë të një postimi në Instagram ku publikoi shkrimin dhe iu drejtua bashkëshortit me fjalët: “Jam krenare për ty!”

Në artikullin me temë: “Ushtrimet, ushqimi i shëndetshëm dhe teknologjia: formula e përsosur për t’u përballur me Fazën 2 të epokës Covid-19”, është përmendur biznesi i Serreqit.

Sipas Fobers, ekipi i kësaj kompanie është e para në botë që ka propozuar “Trajnimin live streanimig”, i cili ju lejon të stërviteni në shoqërinë e njerëzve të tjerë, me miq virtualë, drejtuar nga një trajner.

Angjelini është pinjoll i një familjeje të vjetër e të njohur shkodrane. Ai  ka jetuar për disa vite në Itali ku ka përfunduar edhe studimet në Universitetin e Padova-s për shkenca kompjuterike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al