13 Gusht, 2018

Urimi i “çmendur” i Rita Orës për Cara Delevingne, poston foton topless teksa modelja i lëpin gjoksin

Modelja e famshme Cara Delevingne festoi një ditë më parë 26-vjetorin e lindjes. Ajo ka marrë urime të shumta nga fansat si dhe miqtë e saj të famshëm.

E urimi i këngëtares shqiptare Rita Ora ishte paksa më i çmenduri nga gjithë të tjerët. Rita dhe Cara janë bërë shoqe shumë të mira që në vitin 2012.

Me urimin që i bëri Delevingne, Ora tregoi edhe njëherë se sa e afërt është me modelen. Ndërkohë gjatë viteve ato të dyja janë përfolur për një lidhje mes tyre dhe mund të themi se kjo foto që Rita ka postuar në “Instagram”-in e saj për të uruar modelen na i ka konfirmuar të gjitha.

E veshur vetëm me pantallona dhe poshuajse topless, Rita ka pozuar para kamerës teksa Cara i lëpin gjoksin.

“Gëzuar ditëlindjen e çmendura ime, me të cilën kam ndarë shumë kujtime”, ka shkruar Rita.

Panorama Plus