9 Tetor, 2019

Ups: Xhensila dhe Arbana, në të njëjtin vend, me të njëjtën veshje

Ndodh ndonjëherë që të jesh prezente në një event të rëndësishëm dhe të shohësh dikë tjetër me të njëjtën veshje si ty.

Ama kur bëhet fjalë për vajzat e njohura të ekranit, duhet të jetë akoma më e sikletshme.

Kjo situatë ka ndodhur me moderatoren e njohur Arbana Osmani dhe këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Ato të dyja kanë bërë ‘xing’ me aksesorë të njëjtë në premierën e filmit “Gjyshja”.

Si Arbana dhe Xhensila kanë veshur këpucë Dior të cilat nuk kushtojnë pak, por afro 900 dollarë dhe rripin po Dior i cili kushton plot 630 dollarë.