23 Shtator, 2018

Ulsi dhe Mirela në humor të mirë, shaka me kolegët


Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe deputeti socialist, Ulsi Manja, janë shfaqur këtë të enjte në humor të mirë.

Të kapur krah për krahu me njëri-tjetrin, ata bënin batuta me kolegët e tyre dhe ngacmonin këdo që u kalonte pranë.

Nuk e dimë se nga e ka burimin ky humor, mbase fakti që opozita nuk është në Parlament dhe në këtë mënyrë mungojnë sharjet, zënkat, fyerjet, të cilat janë ushqim për mediat, por mbase stres për ata që ndodhen në sallë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al