7 Shkurt, 2018

U tha se do prezantonte të fejuarin biznesmen, Elvana “bombardohet” për ditëlindje: E le Florin në mes të 4 rrugëve


Këngëtarja Elvana Gjata u kthye në Tiranë për të kënduar në një nga hotelet me emër të kryeqytetit, për një koncert intim, pikërisht në ditëlindjen e saj të 31-të, disa ditë më parë.

“Panorama plus”, shkroi më herët se në atë festë, pritej që të shfaqej në krah të saj edhe i fejuari i artistes, një biznesmen i njohur në Tiranë. Por nuk ndodhi kështu.

Të ftuarit e Elvanës ishin personazhe të njohur si të botës së muzikës, edhe të politikës.

Por në pak fotot që ajo ka postuar ne profilin e saj në “Instagram”, të shumtë janë komentuesit që e ngacmojnë për Flori Mumajesin, me të cilin është përfolur se Elvana ka pasur një lidhje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al