3 Shkurt, 2023

U tha se arsyeja e ‘ndarjes’ nga Arbenita ishte futbollisti i njohur. Fero Fera sqaron të vërtetën (Video)


Disa javë më parë Fero Fera dhe partnerja e tij Arbenita ismajli u përfolën se kaluan një krizë në marrëdhënien e tyre. Kjo për faktin se dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Por përveç kësaj, modelja postoi gjatë asaj kohe një video në “Tik Tok” ku tregoi se ka marrë një mesazh nga Neymar në Instagramin e saj dhe fansat e reperit menduan se shkak i ndarjes së tyre ishte futbollisti i njohur.

Neymar i kishte dërguar bukuroshes një emoji me fytyrë me zemra më 16 nëntor në orën 22:44 të pasdites dhe në mesazhet duket se modelja ia ka lënë ‘seen’ sportistit.

Mirëpo asgjë nga këto thashetheme nuk rezultuan të vërteta dhe për të sqaruar të gjitha aludimet, Fero ka publikuar së fundmi një video në InstaStory ku në dorë ka telefonin e partneres së tij dhe gjatë kësaj kohe ai hyn në Instagramin e saj dhe tregon për ndjekësit mesazhin që Neymar i ka dërguar bukuroshes.

Reperi tregoi plot krenari se Arbenita ishte treguar besnike ndaj tij ku kjo e fundit as që ia ka hapur mesazhin që futbollisti i ka dërguar vitin e kaluar.

Kujtojmë se çifti konfirmoi se ishin ende së bashku për festat e fundvitit, ku ata publikuan një foto duke u puthur, duke i dhënë fund kështu historisë së sherreve dhe xhelozive. Gjithashtu dyshja janë dhe prindër të një vajze, të cilën e quajnë Nina.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al