6 Mars, 2020

U shpall fajtor për përdhunim, producenti i Hollywood transferohet në burg pasi iu nënshtrua operacionit në zemër


Harvey Weinstein është transferuar në burgun Rikers Island në Neë York pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër.

harvey weinstein

Ish-manjati i filmit u dënua muajin e kaluar për dy sulme seksuale, përfshirë përdhunimin.

Pas gjyqit, ai kishte dhimbje në gjoks dhe u dërgua në spital. Producenti iu nënshtrua një operacioni për vendosjen e stendës në arterie, ndërhyrje që rezultoi e suksesshme.

Ai do dënohet me 11 mars dhe do përballet me 25 vite burg.

Weinstein është shpallur fajtor për përdhunim të shkallës së tretë dhe një akt seksual kriminal të shkallës së parë. Avokatët e tij thanë se do apelojnë vendimin.

Shumë prej akuzueseve të producentit shprehën zhgënjimin për dërgimin e tij në spital duke thënë se ai duhej të futej në burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al