2 Dhjetor, 2017

U shfaq me mustaqe në emision, Albi Nako zbulon arsyen e look-ut të ri të Arian Çanit


Arian Çani u shfaq mbrëmë në puntatën e radhës të ‘’Zonë e lirë’’ me një look shumë të veçantë. Ai kishte vendosur që të linte mustaqe krej papritur. Kur Ledio e ka pyetur se përse i ka lënë, ai është përgjigjur se këtë e ka bërë në shenjë solidariteti për familjet e përmbytura në këto 24 orë. Por vetëm pak më vonë ai ka mohuar se e ka bërë për këtë arsye dhe ka anoncuar një konkurs me 100 mijë euro shpërblim për atë që e gjen përgjigjen se saktë të ndryshimit të look-ut të tij.

 

Në telefonin e tij vërshuan mesazhet pafund, nga më të ndryshmet, nga më qesharaket, por i vetmi që e gjeti përgjigjen e saktë, ishte koreografi i njohur  Albi Nako, i cili ishte përgjigjur me një fjalë: “Herpes”.Këtë e pranoi edhe vetë Çani: “Po, Herpes që i del dikujt në hundë apo në buzë”. –konfirmoi ai.

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al