18 Korrik, 2022

“U prehsh në paqe engjëll”/ Jasmin Kadriu reagon për vdekjen e Brilant Martinaj, ish-konkurrentja e Për’puthen publikon videon me 22-vjeçarin


Mes shumë personazheve të njohur ka reaguar edhe ish-konkurrentja e Për’puthen, Jasmin Kadriu në lidhje me vrasjen e mikut të saj Brilant Martinaj.

Ajo ka publikuar një fot në Instagram ku shkruan: “U prehsh në paqe engjëll.”

Ish-konkurrentja e Për’puthen më tej ka postuar një video ku shihet nën shoqërinë Martinajt, shoqëruar me disa emoji.

Kujtojmë se një tjetër personazh i njohur që ka reaguar pas masakrës së Fushë-Krujës, ku Brilant Martinaj mbeti i vrarë, është edhe reperi i njohur Stresi.

Përmes një postimi në Instastory, Stresi ka ndarë bisedën e fundit me Martinaj, ku shihet se ata janë shumë të afërt me njëri tjetrin.

“Zemra e vllait, krejt botën ma përmbyse”, shkruan Stresi në mbishkrimin e fotos.

22-vjeçari u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë. Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.

© Panoramaplus.al