8 Shkurt, 2023

U përlotën nga dalja e Amosit në “BBVIP”, ish-e dashura e aktorit ‘thumbon’ Oltën dhe Dean: Hajt o goc se…


Ish e dashura e Amos Zaharias, Gigiola Haveriku duket se e ka pritur goxha mirë daljen e aktorit nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Gjatë natës së “Prime”-t të djeshëm, ajo bëri disa reagime ‘thumbuese’ në InstaStory për dy mikeshat e Amosit, Oltën dhe Dea Mishelin

Për aktoren, Gigiola ironizoi faktin se Olta qau më shumë për eleminimin e Amosit se sa për letrën që i dërgoi bashkëshorti disa javë më parë.

“Olta më shumë qau tani se kur dëgjoi letrën e burrit. Hajt o goc se do të ketë biletë kthimi!”– shkroi ajo krahas imazhit ku dukej aktorja e përlotur.

Teksa nuk kurseu as Dean, ajo u shpreh se pas daljes së Amosit modelja tashmë po ha veten me dhëmbë.

“Po han veten nga inati”– shkroi Haveriku.

Kujtojmë se Amos nuk kishte fat përtu kthyer sërish në shtëpinë e famshme duke pasur kështu një biletë vajte-ardhje. Aktori i cili u përball menjëherë me komentet e para sapo mbërriti në studio u shpreh në studio se i erdhi keq që u largua nga disa njerëz që i kishte të afërt dhe u largua nga disa të tjerë që nuk i kishte.

Ai shtoi se ky rrugëtim ishte pak i vështirë, duke qenë se është natyrë e rezervuar. Amos tha se gjëja që e penalizoi ishin shakatë, që ai i cilësoi si humor i zi.

Ky i fundit sqaroi edhe një koment fyes që ka bërë ndaj Kiarës.

Pjesë nga biseda:

Arbër: Publiku ka qenë i shqetësuar për atë deklaratë të Amosit. Ty të ka penalizuar, kjo gjëja që ti quan “shaka”. Kjo e Kiarës, i vuri kapakun.

Amos: Askush nuk është perfekt. Nga nervozizmi njeriu edhe mund të gabojë.

Arbër: Një nga arsyet pse ti sot je jashtë, është kjo. Fakti që dikush tjetër ofendon, nuk justifikon veprimin tënd.

Zhaklin: Ki pak më kujdes me gjërat që thua. Pa justifikuar asgjë,secili mban përgjegjësi për gjërat që thotë.

Amos: Nëse unë jam keqkuptuar, kërkoj ndjesë. Çdo gjë ka qenë në kuadër të humorit.

 

Arbër: Më mirë të mos e shohim videon këtu.

 

Zhaklin: Është një fjalë që e përdorin për vajzat…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al