4 Tetor, 2019

U ndanë për tradhëti? Kylie Jenner i habit të gjithë: “Shoqëria me Traviz është prioritet”


Prej ditësh po qarkullon lajmi se ata të dy janë ndarë. Dhe shkak i prishjes së marrëdhënies mes Kylie Jenner dhe Travis Scott thuhet se është tradhëtia.

Në dasmën e Justin Bieber, miliarderja u pa vetëm. Por ajo çka ra në sy të mediave të huaja ishte Kylie nuk ja ndjeu shumë mungesën partnerit të saj sepse u pa duke kërcyer në dasëm me ish të dashurin e saj Jaden Smith.

Por mesa duket fajtori i vërtetë në gjithë këtë histori është vetëm Travis. Në media dhe kudo huhet se reperi prej kohësh është në një marrëdhënie me një modele instagrami të quajtur Yung Sëeet Ro.

Por ajo që nuk pritej pas gjithë kësaj ‘meseleje’ ishte reagimi i Kylie e cila duket se e ka marrë me sportivitet situatën.

“Interneti i bën gjërat 100 herë më shumë dramatike nga ç’janë. Nuk kishte asnjë takim në orën 2 të mëngjesit me Tyga-n. Më patë me 2 nga miqtë e mi tek dilja nga një studio në të cilën ndodhej edhe ai. Unë dhe Travis jemi shumë mirë dhe fokusi ynë kryesor është Stormi. Shoqëria dhe vajza jonë është prioriteti ynë kryesor.”- ka shkruar miliarderja ne Tëitter, duke e cilësuar lidhjen me partnerin si shoqëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al