17 Nëntor, 2018

U nda nga e dashura, por Nejmar nuk humbet shumë kohë për të gjetur partneren e re


Nejmar është ndarë nga e fejuara e tij Bruna Markizine në tetor. Megjithatë ai nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur një partnere të re. Ajo quhet Xhovana Lançeloti dhe është një aktore braziliane.

Të dy ndodhen në Londër, madje kanë bërë shaka me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. “Paparacët” kanë zbuluar se shoqërimi i tyre është më tepër se miqësor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al