10 Shtator, 2018

U martua në fshehtësi, Rona Nishliu zbulon vendin përrallor të muajit të mjaltit


Ditën e shtunë, këngëtarja e njohur Rona Nishliu i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me partnerin, Florisin.

Një dasmë sekrete, por që publiku e mori vesh nëpërmjet fotografive që u përhapën në rrjet. Rona shkëlqente e veshur nuse, teksa shijonte ditën më të bukur, atë të kurorëzimit të dashurisë.

Teksa këngëtarja ende nuk ka publikuar asnjë foto nga dasma e saj, nëpërmjet disa postimeve në “Instastory” ajo na ka treguar se ka nisur muajin e mjaltit.

Çifti ka zgjedhur ishullin “Isola Bella” të Italisë për të kaluar muajin e tij të mjaltit. Një ndër destinacionet turistike më përrallore, i cili adhurohet nga të gjithë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al