27 Maj, 2020

U lodh nga gjoksi i madh, modelja publikon foton topless dhe zbulon vendimin e rëndësishëm për zvogëlimin e tij


Modelja Chrissy Teigen do i nënshtrohet një operacioni për heqjen e implanteve të gjirit.

Ajo publikoi një foto topless në Instagram ku tregonte gjoksin e saj para se të vendoste implante dhe informoi ndjekësit se do ti hiqte.

Bashkëshortja e këngëtarit John Legen tha se do e bëjë operacionin së shpejti për tu ndierë më mirë me veten e saj.

“Do të bëj një operacion së shpejti. Do heq impiantet e gjirit. Kanë qenë të shkëlqyera për shumë vite por ka ardhur koha që ti heq. Dua të vesh një fustan të madhësisë sime. Mos u shqetësoni për mua. Gjithçka është mirë. Unë do kem akoma gjinj,”- shkoi ajo.

Në fillim të këtij viti ajo shënoi 10 vjetorin e vendosjes së implanteve të gjirit, duke shprehur keqardhjen se kishte bërë operacion.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al