28 Qershor, 2022

U kryqëzua nga fansat pasi u shfaq gjysëm e zhveshur në tapetin e kuq, stilistja i del në mbrojtje Summer Walker: Nuk kishim për qëllim të seksualizonim kulturën e…


Këngëtarja Summer Walker guxoi më shumë se sa duhet me (zh)veshjen e saj në tapetin e kuq të BET Awards 2022 këtë fundjavë!

Këngëtarja 26-vjeçare u shfaq pothuajese gjysëm e zhaveshur ndërsa po ecte në tapetin e kuq në shfaqjen e çmimeve, që u mbajt në Teatrin Microsoft në Los Angeles. Summer mori pjesë në event si e nominuar në kategoritë Artistja më e mirë femër R&B/Pop dhe BET Her Award.

Stilistja e veshjes, Laurel Street , ka kërkuar ndjesë publike pasi u kritikua për “seksualizimin” e veshjeve të njerëzve indigjenë.

“Unë jam me origjinë nga Azia Jugore, e kuptoj se duhet të kishim përmendur kulturën e bukur Hmong,” shkroi marka në Instastory. “Nuk doja të ofendoja asnjë prej jush, më pëlqen të festoj të gjitha kulturat [dhe] diversitetin … Kërkoj falje [sic] që nuk e ndaj dhe nuk edukova historinë e popullit Hmong dhe do të edukoj më tej veten. E kuptoj që shumë prej jush jeni ofenduar që nuk ishte aspak qëllimi im… nuk ishte qëllimi ynë për të seksualizuar asgjë, por më shumë kishim qëllim të sillin një festë e jetës dhe bukurisë së grave.”

Vetëm pak ditë më parë, Summer konfirmoi se është shtatzënë me fëmijën e dytë me të dashurin e saj LVRD Pharoh .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al