24 Korrik, 2018

U kritikua pse e kishte veshur, por nuk do ta besoni sa ka kushtuar fustani i kuq i Luanës


Momentalisht moderatorja e njohur Luana Vjollca po shijon suksesin e këngës së saj më të re me titull “Vetëm ty”, ku rezultoi mjaft e suksesshme duke marrë shumë klikime në “Youtube”.

Luana është shumë aktive në rrjetet sociale, aty ku publikon foto e video të ndryshme nga jeta e saj. Së fundmi ajo u komentua gjatë në media pas publikimit të një fotografie seksi me një fustan të kuq.

Disa nga ndjekësit e saj e akuzuan bukuroshen bionde se nuk kishte veshur të brendshme, por moderatorja nuk reagoi fare në lidhje me këtë. Madje ajo vazhdoi të postonte foto të tjera provokuese.

Mirëpo ndonëse shumica mendojnë se Luana ka harxhuar shumë për të, atë në fakt mund ta bëjnë për vete të gjithë. Sipas faqes së njohur në “Instagram” “whattheywearin”,  fustani u kuq i Luanës kushton 170 euro ndërkohë që sandalet e saj 42  euro.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al