26 Janar, 2022

U komentua në rrjet për afrimitetin me Donaldin, reagon për herë të parë motra e Egzonës


Moderatorja kosovare Egzona Rafuna, është prej disa javësh tashmë konkurrente në formatin Big Brother Vip. Që në hyrje të saj ajo shkaktoi diskutime në shtëpi për raportin me aktorin e humorit Donald Veshaj dhe lojën që bëri e dashura e tij brenda shtëpisë, Beatrix Ramosaj. Pas daljes së kësaj të fundit në rrjet komentohen shumë fragmentet kur ajo është nën shoqërinë e aktorit. Së fundmi ka reaguar edhe motra e moderatores, Valmira Rafuna, në lidhje me raportin mes dy banorëve dhe komentet e bëra nga publiku.egzona-donald

Duke folur në një intervistë në “Breaking”, ajo rrëfeu se raportin mes motrës së saj dhe aktorit të humorit e shikon thjesht si një “përkrahje në lojë”. Nga ana tjetër ajo shtoi se nuk preferon të lexojë asnjë koment negativ në rrjet drejtuar moderatores.

“Në momentin që Egzona është bërë pjesë në këtë format, njerëzit e paktë që kanë qëndruar afër saj janë Donaldi dhe Triksa. Fakti që është shumë miqësore apo moderatore, ka bërë që ajo të ketë më shumë njerëz rreth saj. Unë nuk shoh ndonjë hapsirë për interpretim për raportin mes Egzonës dhe Donaldit, e shoh si një përkrahje në lojë ashtu siç e përkrahin të tjerët njëri-tjetrin.

Unë asnjëherë nuk i lexoj komentet që mos ta shqetësoj veten, kam besim tek Egzona, kam shumë besim tek ajo. Thjesht çfarë shoh janë komentet shumë pozitive që ajo i pranon në rrjetet sociale të saj nga fansat, familjarët, artisë apo presonazhe të njohur.”, rrëfeu motra e moderatores.

Ndërsa në lidhje me rrëfimin që moderatorja bëri mbrëmë ku shprehu se në një periudhë të jetës së saj ka pastruar shtëpi bashkë me të ëmën, pasi kishin vështirësi ekonomike, ajo tha se  nuk është ndier aspak keq. Edhe vetë banorja është prekur pas spektaklit dhe ka shpërthyer në lot duke i kërkuar falje nënës së saj që e nxori këtë sekret.

“Konsideroj që eomocionet që ajo pati pas spektaklit vijnë si pasojë e ndjeshmërisë së saj dhe situatës që është duke qëndruar brenda shtëpisë dhe nuk ka asnjë informacion nga jashtë. Kam dëgjuar se është shprehur se ndoshta ne ndiehemi keq për faktin që ajo tregoi sekretin e saj mbrmë. Përkundrazi, nuk ndihemi aspak keq, sfidat e jetës na bëjnë më të fortë dhe duhet ta ngrejmë kokën lart. Ka qenë një periudhë kohore kur shumë familje në Kosovë kanë kaluar shumë vështirësi.”, rrëfeu Valmira Rafuna.

egzona-arjola-dpnald

egzona

egzona rafunaegzona bbv0224458606406258_2171981248371297986_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al