26 Mars, 2020

“U infektua në spital”- Ylli televizioneve humb mikun e saj nga koronavirusi: Është e vërtetë, ju lutem qëndroni në shtëpi

Lauren Goodger ka zbuluar se shoku u saj vdiq nga koronavirusi. Ylli britanik i televizioneve tregoi në Instagram lajmin e trishtuar duke thënë se miku i saj Spud u infektua në spital.

Ajo publikoi një foto të viktimës duke shkruar: “U prehsh në paqe Spud. Ky virus është i vërtetë dhe po përhapet. Ju lutem qëndroni në shtëpi.”

Ndërsa më pas shtoi: “Kaq e trishtueshme që miku im vdiq. Ai e mori virusin në spital. Qëndroni të siguritë dhe mbani higjienën.”

Pa ditë më parë Lauren ishte në qendër të kritikave pasi postoi foto ndërsa thyente rregullat e qeverisë britanike për të qëndruar brenda në shtëpi.