28 Maj, 2020

E rëndë/ U grindën për tabletin, adoleshenti vret motrën 10-vjeçare me çekiç ndërsa flinte gjumë


Një adoleshent ka pranuar se vrau motrën e tij 10vjeçare pasi debatuan se kush do të përdorte tabletin.

Vajza, e quajtur Luda, u godit për vdekje në shtëpinë e saj në qytetin Taraz, në Kazakistanin verior.

Ajo u gjet me kafkë të thyer dhe lëndime të tmerrshme kur mjekët mbërritën në vendin e ngjarjes.

Fqinjët thanë se tragjedia ndodhi pasi Luda dhe vëllai i saj 15-vjeçar Aleksey patën një debat në oborrin e shtëpisë së tyre.

“I dëgjova duke u zënë për një tablet dhe më pas pashë Aleksey me një çekiç në dorë,”– tha një grua që jetonte aty pranë.

Aleksey mendohet se ishte duke luajtur me pajisje kompjuterike ndërsa motra e tij ia kishte kërkuar për të bërë detyrat.

Raportohet se 15-vjeçari sulmoi motrën e tij ndërsa flinte gjumë duke e goditur me çekiç në kokë disa herë.

Më pas mori trupin e saj dhe e hodhi në rrugë afër gardhit të fqinjëve të tij.

Pasi hodhi trupin shkoi të ndërronte rrobat dhe zgjoi prindërit duke i thënë se e motra ishte zhdukur.

Ata nxituan të kërkonin vajzën dhe Aleksey i dërgoi tek trupi i saj.

Pasi autoritetet nisën hetimet, u ngritën akuza ndaj adoleshentit, i cili rrëfeu krimin. Ai përballet deri në 15 vjet burg nëse shpallet fajtor.

Ndërsa çekiçi së bashku me bluzën dhe këpucët e 15-vjeçarit u gjetën të mbuluara me gjakun e vajzës në shtëpi.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al