16 Nëntor, 2018

U gjet e pajetë në shtëpi, vdes ish-partnerja e reperit të famshëm


Modelja dhe aktorja Kim Portner është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj mbrëmjen e së mërkurës. Portner ka qenë partnerja e reperit të famshëm amerikan, Diddy për 13 vite.

Një burim pranë 47-vjeçares është shprehur se ajo kishte disa javë që vuante nga pneumonia, por është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e saj.

Porter dhe Diddy kanë qenë në lidhje dashurie për 13 vjet. Ata janë prindër dy vajzave binjake Jessie james dhe D’Lila, 11-vjeçare, dhe djalit Christian, 20-vjeçar.

Ndërkohë Kim ka edhe një djalë që quhet Quincyn, i cili erdhi në jetë nga lidhja e saj me producentin e zhanrit R&B, Al B. Sure.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al