14 Nëntor, 2018

U fotografua në kafe me Ledri Vulën, Skivi flet për takimin e bujshëm


Një ditë më parë u përhap lajmi se reperët e njohur Ledri Vula dhe Skivi janë pajtuar. Në momentin që grupi “Skillz”  u shpërbë, dy reperët nuk komunikonin me njëri-tjetrin.

Dje “Prive.al” publikoi një fotografi ku dyshja ishin në një kafene duke diskutuar.

I kontaktuar nga “ Lajmi.net” Skivi ka treguar se ishte një takim i i rastësishëm mes tyre. “Çfarë të them për dje? Ishte një takim i thjeshtë” – tha reperi.

Ndërsa pyetjes për ribashkim ai iu përgjigj: “Kjo pyetje është 1 milionëshe”, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi të dyshes së famshme të hip hop-it.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al