21 Janar, 2020

“U betua se nuk do ta bënte më por hodhi ‘bombën’ pas një viti”, burri në dilemë pas tradhtisë së gruas: Ajo më bën të ndihem sikur problemi jam unë, por …


“Gruaja më tha se lidhja jashtëmartesore që kishte përfundoi një vit më parë. Por në fakt më rezultoi ndryshme. Ajo tradhti sapo ka përfunduar. Truri më thotë që duhet të qëndroj me të për shkak të fëmijëve, por zemra më thotë ndryshe.”

Ky është rrëfimi i një burri që u tradhtua nga bashkëshortja e tij për psikologun.

Në artikullin e publikuar nga The Sun, 41-vjeçari thotë se është në dilemë për të qëndruar më me të për shkak të fëmijëve të tyre.

Rrëfimi i plotë:

Ajo u betua se nuk do më tradhtonte më kur zbulova mesazhet e tyre vitin e kaluar.

E fala dhe vazhduam martesën tonë. Gruaja ime është 38-vjeç dhe e kemi të vështirë të gjejmë kohë për njëri-tjetrin pasi kemi fëmijët dhe punën.

Javën e kaluar, ajo hodhi “bombën” duke më thënë se lidhja jashtëmartesore kishte vazhduar por insistoi se i dha fund njëherë e mirë.

Por më bëri të ndjehesha sikur problemi jam unë dhe më sugjeroi që të ndaheshim. Tani përballem me një vendim të pamundur.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al