28 Qershor, 2022

Twitter njofton përditësimin e madh që do ndryshojë strukturën e kësaj platforme


Teksa Elon Musk “përkohësisht e ka pezulluar” blerjen e tij, Twitter po bën një ndryshim rrënjësor.

Pak javë më parë njeriu më pasur në botë ofroi rreth 44 miliardë dollarë për blerjen e kompanisë së krijuar nga Jack Dorsey në vitin 2006, por e pezulloi pas pak kohësh për shkak të kërkesës së këtij të fundit për të patur akses tek disa të dhëna mbi përqindjen reale të profileve false.

Së fundmi është lajmëruar se drejtuesit e Twitter po kryejnë atë që cilësohet si ndryshimi më i madh i platformës duke rritur karakteret e statuseve nga 140 në 280. Twitter ka zyrtarizuar një funksion të ri të quajtur ‘Twitter Notes’, që premton të ndryshojë thellësisht strukturën e kësaj platforme.

Ndryshimi do t’i mundësojë rreth 300 milionë përdoruesve shkrimin e teksteve më të gjata, me mundësi formatimi më të avancuar si dhe një përdorim më interesant të videove dhe pamjeve që mund të shpërndahen më thjeshtësisht nga përdoruesit e tjerë.

Një aplikacion që ekzistonte edhe më parë si “Twitter Article”, por që ishte në fazën e saj eksperimentale, ndërkohë që tani merr një formë konkrete, duke i dhënë një instrument më të përdorshëm profesionisteve te komunikimit, nga gazetaret tek blogerët, duke u futur në “luftë” me programe si WordPress dhe Medium. Për momentin, “Twitter Notes” po përdoret nga disa grupe të targetuara në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Britaninë e Madhe, por synohet së shpejti zgjerimi global.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al