28 Gusht, 2018

Tuna rrëfen gjithçka që nuk dinim rreth saj, nga frika më e madhe deri te projektet e reja (FOTO)


Kishte dy vite mungesë në tregun muzikor, por kur u rikthye me këngën e saj më të re “Chonga”, fansat e mirëpriten shumë mirë. Është fjala për këngëtaren Tuna, e cila u tërhoq nga muzika për t’iu përkushtuar rritjes së djalit, Tianit.

Në një bashkëbisedim me fansat e saj në profilin e “Instagram”-it, nëpërmjet opsionit pyetje e përgjigje në “Instastory”, Tuna ka lënë të kuptohet se shumë shpejt do të sjellë për publikun shqiptar një tjetër këngë të re. Madje ajo ka treguar se me shumë mundësi do të jetë një baladë.

Ndër pyetjet e shumta ishte edhe një fans që e pyeste se kur do t’i rikthehet koncerteve, e për këtë Tuna është përgjigjur: “Sa të rritet edhe pak Tian që me marr si ‘back vokal”.

“Cila gjë të acaron më shumë në shoqërinë e botës artistike”, e pyet dikush tjetër. “Wannabe kllikat”, është përgjigja e Tunës duke iu referuar grupeve të mëdha ku përshihen artistët dhe mbështetësit e tyre.

Gjithashtu në këtë bisedë me ndjekësit e saj, këngëtarja Tuna ka zbuluar edhe frikën e saj më të madhe. “Vetëm fundi i botës, vetëm aty i ngrej duart lartë dhe flamurin e bardhë”, i është përgjigjur këngëtarja fansit, i cili e pyet se cila është frika më e madhe e saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al