16 Prill, 2020

Tri javë më parë u testua pozitive me COVID-19, shërohet nga koronavirusi personi më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar


Personi më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar është shëruar nga virusi COVID-19. Bëhet fjalë për gjyshen 106-vjeçare, Connie Testic.

gjzshe 106 vejc

Ajo ka mundur të rikuperohet vetëm tri javë, pasi testoi pozitivisht për Covid-19 ajo ka dalë nga spitali i qytetit Birmingham, në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ajo është pacientja jonë më e vjetër që ka mposhtur virusin dhe mund të jetë më e vjetra në vend”, thanë të mërkurën Sandeell dhe West Birmingham NHS Trust.

Infermierët në spital u rreshtuan në korridor për të duartrokitur gjyshen, ndërsa ajo ishte në një karrige me rrota dhe po transferohej në shtëpi, raporton CNN.

“Ndihem shumë me fat që kam luftuar kundër këtij virusi,” tha Tedding, sipas një deklarate nga NHS Trust. “Mezi po pres që të shoh familjen time”.

Titur,e cila ka lindur në Shtator të vitit 1913 dhe ka jetuar dy Luftëra Botërore, u pranua në Spitalin e Qytetit në mes të marsit me pneumoni të dyshuar, por menjëherë u diagnostikua me koronavirus.

Covid-19 ka infektuar më shumë se 2 milion njerëz dhe iu ka marrë jetën të paktën 134,000 personave, në të gjithë botën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë specifike, ka pasur gati 100,000 raste të virusit dhe pothuajse 13,000 vdekje. Kryeministri i vendit Boris Johnson është ndër ata që u infektuan me virusin. Johnson, i cili njoftoi se testoi pozitivisht për virusin më 27 Mars , kaloi tre netë në njësinë e kujdesit intensiv (ICU) të Spitalit St. Thomas ‘në Londër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al