12 Shtator, 2018

Transgjinorja Linda Rei persekuton me postime Alba Hoxhën, shikoni çfarë i shkruan


Ka filluar një rivalitet i çuditshëm deri në absurd mes transgjinores Linda Rei dhe Alba Hoxhës, balerinës e cila jep motin në “Tv Klan” si dhe është e dashura e koreografit Albi Nako. Linda ka pasur mundësi të njohë Albin sepse mori pjesë në disa puntata te spektakli “Dance with me” vitin e kaluar.

Më pas, ajo zgjodhi të largohej duke akuzuar produksionin se nuk arriti t’ia plotësojë të gjitha kërkesat. Jeta e Linda Reit ka vijuar me skandale dhe me detaje për të tërhequr vemendjen e publikut. Ajo vazhdimisht tregon për lidhje me djem seksi, muskulozë dhe gjithë tatuazhe. Rrëfen për jetën luksoze që bën me ta, për pushimet e shtrenjta dhe dhuratat.

Ndërkohë, këto kohë po ngacmon pa fund Albën, vajzën e vockël e cila tashmë ka hyrë në botën e televizionit, si fillim duke dhënë motin. Alba, nga ana e saj, përpiqet që të provokojë ndjekësit me video me humor dhe foto interesante. Por nuk është femër vulgare, nuk bën gjëra të ekzagjeruara.

Mbetet ajo vajza e ëmbël dhe shpesh me sens të lezetshëm humori. Atëherë lind pyetja, pse i është qepur Linda Rei Albës? Çfarë e lidh me të? Pse e ka kaq fiksim? Apo mund të kenë rënë dakord që të luajnë pak me ndjekësit? Apo Alba nuk është fare e përfshirë në këtë histori dhe Linda Rei bën gjithçka vetë në mënyrë që të bjerë në sy? Mbetet për t’u parë se si do shkojë kjo histori.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al