3 Tetor, 2017

Tiparet që shpirti juaj binjak duhet të ketë sipas horoskopi


 

Dashi/Disa duhet të jenë të butë dhe xhentëlmen, por jo shumë kërkues. Ata emocionohen dhe gëzohen kur shkojnë në vende të ndryshme për udhëtime. Janë gjithmonë të kuptueshëm dhe pasionantë.

 

Demi/ Janë të durueshëm dhe të këndshëm. Pëlqejnë dikë që i motivon por i njohin dhe i pranojnë limitet dhe kufijtë. Janë të dashur dhe të dhënë pas dikujt, ju pëlqejnë biseda të thella.

 

Binjakët/ Janë të mirë në komunikim dhe në dëgjim. Të kuptojnë dhe të pranojnë ashtu siç je. Janë të ndjeshëm dhe të mëshirshëm. Kanë interesa të ngjashme dhe pëlqejnë atë që u pëlqen. Shumë të mprehtë dhe kanë një sens të ngjashëm të humorit.

Gaforrja/ Me besim dhe siguri në vetvete, por jo kryelartë apo arrogantë. Janë të përulur dhe të butë. E dinë se kush janë dhe çfarë u pëlqen. Duken jo të ndjeshëm dhe të vështirë, por kanë një anë të butë. Vlerësojnë punën e vështirë dhe të përgjegjshme.

 

Luani/Do dikë që adhuron dhe vë re edhe gjërat e vogla. Janë të vëmendshëm dhe për gjërat e vogla që dikush bën për ta. Pëlqejnë dikë që do t’ua bëjë jetën më të lehtë dhe më të mirë.

 

Virgjëresha/Do dikë që i vlerëson ata dhe gjërat që bëjnë. Kjo ju tregon se i duan detajet e vogla dhe të përditshme rreth tyre. Dikë që i kupton dhe i qetëson kur ata ndjehen të shqetësuar dhe të stresuar.

 

Peshorja/ Do një person inteligjent dhe të respektuar. Ka shumë energji dhe i pëlqen të dalë, por mund të jetë i ftohtë. Do dikë argëtues dhe që i ngrenë humori, ka një anë të çmendur, por që di se kur duhet të jetë serioz.

 

Akrepi/ Dëshiron dikë të durueshëm dhe të ndjeshëm. I pëlqen të ketë biseda të thella dhe të flasim për tema interesante. Kërkon dikë besnik dhe të përkushtuar dhe do të jetë gjithmonë pranë tyre. Do dikë të pasionuar dhe të dashur.

 

Shigjetari/ Kërkon dikë origjinal dhe të talentuar. I pëlqen të ketë argëtim, është gazmor dhe optimist, por realist. Dëshiron të ketë biseda të thella dhe filozofike deri natën vonë. Kjo shenjë dëshiron dikë që vlerëson momentet e vogla dhe gjërat në jetë.

 

Bricjapi/  Kjo shenjë kërkon dikë të mprehtë dhe sarkastik, si dhe të ketë një sens të mirë të humori. Dëshiron dikë që i merr gjërat seriozisht, por që mund të kalojë një kohë të mirë dhe të marrë anën argëtuese prej tyre. ata duan dikë të dashur dhe të marrosur pas tyre.

 

Ujori/ Ujori kërkon dikë origjinal dhe që nuk ka frikë të jetë vetvetja. Dikë që kupton dhe pranon. Ka mendime dhe opinione të ngjashme për jetën. Kërkon dikë që i pëlqen të ketë debate dhe diskutime, që i pëlqen të argëtohet dhe të jetë aventuresk, por me këmbë në tokë.

 

Peshqit/  Kërkon dikë që është me këmbë në tokë dhe i përgjegjshëm, ndërkohë që edhe i balancojnë ato. Dikë që nuk përpiqet që t’i ndryshojë ata dhe të festojnë bashkë dallimet që kanë. Duhet të jenë të dashur dhe duhet t’ua tregojnë atyre. Të jenë shumë të ëmbël dhe të kenë një anë emocionale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al