24 Nëntor, 2021

Thyen rekordin, ja kush është artisti me famë botërore me më shumë nominime në historinë e Grammy Awards


Jay-Z ka thyer rekordin për numrin më të madh të nominimeve në Grammy Awards.

jay-z-grammy-record

Reperi me famë botërore është nominuar gjithsej 83 herë në Grammy, duke tejkaluar Quincy Jones.

Të dy mbanin vendin e parë me 80 secili, por pasi mori 3 nominime në Grammy Awards 2020, Jay Z kaloi në vendin e parë.

Ish-anëtari i Beatles, Paul McCartney vjen menjëherë pas reperit me 81 nominime, pasi siguroi dy nominime për vitin 2022.

Ndërkohë Jay-Z ka fituar gjithsej 23 çmime Grammy në karrierën e tij.

bashkëshortja e tij, Beyoncé, gjithashtu bëri histori në Grammy 2021, duke u bërë gruaja më e nominuar dhe këngëtarja më e vlerësuar në historinë e shfaqjes së çmimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al