28 Janar, 2022

Theu krahun gjatë lojës në BBV, Einxhel Shkira i nënshtrohet operacionit! Ja vendimi i marrë për të


Moderatorja Einxhel Shkira theu krahun brenda shtëpisë së Big Brother Vip gjatë një loje që po zhvillonte me banorët e tjerë.

einxhel shkira1

Produksioni i programit njoftoi se konkurrentja është dërguar në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Pas ka mbërritur në spital, mjekët kanë vendosur që moderatorja t’i nënshtrohet një operacioni.

Pas operacionit, ajo do të qëndrojë nën kujdesin e bluzave të bardha derisa të gjendja e saj të përmirësohet, ndërsa do jetë e monitoruar me kamera përgjatë kësaj periudhe.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun.  Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”.

Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, thuhet në njoftimin e parë të BBV.

Incidenti i rëndë ndodhi teksa Einxhel Shkira po zhvillonte një nga lojërat e organizuara me konkurrentët e tjerë. Sfida ishte të hipte sipër një “rrotë” të improvizuar (një nga kolltuqet në shtëpi) dhe të rrotullohej së bashku me të.

“E theva krahun”- thotë moderatorja, e shtrirë në dysheme. Në këtë moment, banorët e tjerë filluan duke qeshur, pasi menduan se ajo po bënte shaka. Më pas u ngritën për t’i ardhur në ndihmë.

Arjola Demiri: Jo, jo

Einxhel Shkira: Jo, e theva, e kam nxjerrë nga vendi

Ilir Shaqiri: Ma jep ta drejtoj

Einxhel Shkira: Jo, jo Ilir. E dija që s’duhet ta bëja. Mos më prek të lutem

Ilir Shaqiri: Më lër ta drejtoj

Einxhel Shkira: E ndjeva që e kam thyer, thjesht s’dua ta bëj të madhe

@bigbrothervipal Pamje te Renda ?#fyp #bigbrothervipal #einxhelshkira ♬ suono originale – Big Brother Vip Albania ??

Më pas vazhdojnë batutat për të qetësuar moderatoren

Dritan Brama: Nëse t’i mungon nesër, vendin tënd e zë unë

Einxhel Shkira: Hoqën një konkurrente. Jam shumë keq, e kam thyer (fillon të qajë)

Ilir Shaqiri: Ke zënë keq damarin, s’ke gjë

Einxhel Shkira: Është kocka këtej, ka lëvizur. Duhet të iki tek doktori, e dija që do e thyeja. Nuk bëj asnjëherë kështu gjërash, se kam frikë.

Beniada Nishani: Çfarë është kjo kocka këtu?

Einxhel Shkira: Është kocka që ka dalë. E kam keq, s’po duroj dot më dhimbjen

Dritan Brama: Ra keq

Einxhel Shkira: E dëgjova zhurmën kur u thye

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al