7 Korrik, 2018

Themeluesi i “Facebook” bëhet pjesë e tre më të pasurve në botë


Themeluesi i rrjetit social “Facebook”, Marc Zuckerberg ka bërë një tjetër kapërcim në listën e më të pasurve të globit, që janë ende gjallë. Tashmë ai renditet në vendin e tretë.

 

Mediat e huaja shkruajnë se aksionet e “Facebook”-ut u rritën me rreth 2.4 për qind, duke sjellë rreth 81.6 miliardë dollarë për Zuckerberg, shifër që e ngriti atë në renditje.

Kjo rritje bëri që CEO i rrjetit social të parakalojë me rreth 373 milionë dollarë Warren Buffet, investitorin legjendar dhe CEO-n e Berkshire Hathaway.

Ndërkohë për herë të parë në histori, tre njerëzit më të pasur, të gjallë, janë të gjithë titanët e teknologjisë. Kujtojmë se i pari në listë është Jeff Bezos i “Amazon”, me një pasuri prej rreth 141 miliardë dollarësh, i ndjekur nga themeluesi i “Microsoft” (MSFT), Bill Gates.

Këto të dhëna janë publikuar nga indeksi i “Bloomberg”, mbrëmjen e të premtes.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al