19 Shtator, 2018

“The Sun” zbulon arsyen e vërtetë pse Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin bashkë: Familjet njihen, por…


Rita Ora dhe Dua Lipa kanë ndjekur të njëjtën shkollë në Londër, kanë të njëjtët miq të përbashkët dhe familjet e tyre vijnë nga Kosova.

E nëse mendoni se mes tyre ka solidaritet, atëherë po gaboheni, pasi ato të dyja nuk flasin me njëra-tjetrën. Kështu e ka nisur “The Sun” shkrimin kushtuar dy këngëtareve të famshme me origjinë shqiptare, duke zbuluar edhe arsyen se pse ato nuk janë shoqe me njëra-tjetrën.

Burime për “The Sun” kanë thënë se ka pasur një grindje sekrete mes tyre së fundmi, pasi Dua zuri vendin e Rita Orës si imazhi i “Adidas”.

Ndërsa në tentativat e para të Dua-s për t’u bërë pjesë e muzikës ndërkombëtare, motra e Ritës, Elena Ora, e cila punon në një kompani menaxhimi muzike, i ka kthyer kurrizin, me frikën se një ditë Dua do t’i rrëmbente kurorën Ritës.

Mendohet se në tentativat e para të Dua Lipës për t’u bërë pjesë e muzikës ndërkombëtare, motra e Ritës, Elena Ora e cila punonte në një kompani menaxhimi muzike, e ka anashkaluar atë, me frikën se një ditë Dua do t’i rrëmbente kurorën Ritës.

Kur Dua u pyet së fundmi për marrëdhënien me Ritën, ajo u shpreh: “Prindërita tanë e njohin pak a shumë njëri-tjetrin dhe unë kam takuar të motrën”. Ndërkohë një burim pranë yllit ka shtuar: “Kjo është arsye se pse nuk do t’i shihni asnjëherë bashkë. Gjithçka nisi kur motra e Ritës injoroi Duan, dhe kjo e fundit mendon se ajo nuk e donte si rivale të Ritës. Nga ajo ditë nuk janë pajtuar”.

“Të dyja vajzat kanë kaluar kohë në Kosovë dhe pastaj kanë ardhur në Londër ku kanë ndjekur shkollën “Syliva Young Theatre”.

23-vjeçarja Dua ka lindur në Londër nga prindër shqiptarë dhe më moshën 9-vjeçare ka lëvizur për në Prishtinë, Kosovë. U kthye në Londër në moshën 15-vjeçare ku nisi shkollën e artit Ndërkohë 27-vjeçarja Rita ka lindur në Prishtinë, por ka lëvizur për në Londër kur ka qenë 1 vjeçe”, shkruan “The Sun”.

Kjo e fundit gjithashtu ka zbuluar edhe fitimet e dy këngëtareve me famë botërore. Rita Ora u bë  e njohur në vitin 2012 me hitit “Hot Right Now” dhe ka fituar plot 12 milionë paund që nga ajo ditë. Ndërsa Dua, ka një pasuri prej 3 milionë paund.

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al