20 Tetor, 2021

Test ‘magjik’: Zgjidhni zogun që ju pëlqen më shumë dhe zbuloni çfarë ju pret në të ardhmen e afërt


Të gjithë kemi dëgjuar nga përrallat dhe këngët që diku në këtë botë ka një ‘zog magjik’ që ka fuqinë të plotësojë çdo dëshirë tonë. Disa thonë se ky zog është ngjyrë bojëqielli, të tjerë thonë se është flakë i kuq.

Imagjinoni të ecni në një kopsht dhe të gjeni një vend të fshehtë dhe të qetë. Aty pranë është një pemë mbi të cilën qëndrojnë këta zogj. Zgjidhni një dhe zbuloni se çfarë ju pret në të ardhmen e afërt!

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Ky zog ju sjell një dhuratë në formën e energjisë pozitive që do t’ju ndjekë gjatë gjithë muajit tjetër. Do të jeni shumë të lumtur me karrierën tuaj. Mos ngurroni të bëni atë që e vinit në dyshim për ta bërë apo jo! Dhe më e rëndësishmja, mos harroni të dëgjoni veten!

Nr.2

Ju keni zgjedhur zogun e dashurisë. Ai ju sjell lumturi të madhe në dashuri dhe do të përjetoni një ndjenjë gëzimi si kurrë më parë. Thjesht do të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin, miqtë dhe kolegët tuaj, dhe do të pajtoheni me të gjithë. Mendojeni seriozisht një udhëtim romantik muajin tjetër.

Nr.3

Keni zgjedhur zogun më të zakonshëm në foto. E tëra që ai mund t’ju japë është kënga e tij. Nuk keni nevojë për asgjë tjetër. Në fakt, ju tashmë mund të bëni çfarë të doni. Jeni një yll i lindur, thjesht duhet të besoni te vetja.

Nr.4

Ky zog ju sjell lumturi të madhe. Gjatë muajit të ardhshëm do të jeni të lumtur në çdo fushë të jetës tuaj. Intuita do t’ju ndihmojë të lëvizni në drejtimin e duhur dhe asgjë nuk mund t’ju ndalojë për të arritur qëllimet tuaja. Plus, një surprizë e këndshme ju pret së shpejti.

Burimi: Italia Feed

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al