28 Qershor, 2022

Test / Çfarë njeriu jeni?


Dihet se humori është shenjë e një inteligjence të lartë. E qeshura duket se është diçka e shkëlqyer, pasi dhuron përfitime si në nivel kimik në të gjithë trupin, por është ilaç edhe për shpirtin. Ky përfitim, ndonjëherë lidhet edhe me veten: të dini të qeshni me veten dhe me difektet tuaja mund të jetë një vlerë e shtuar. Jo të gjithë ia dalin, sepse ndoshta ka tema që i prekin dhe nuk reagojnë mirë. Shpesh, kush e merr një shaka për keq, kush nuk pranon as edhe një kritikë të vogël, e interpreton humorin si një fyerje dhe rrezikon të etiketohet nga të tjerët si “nursëz” dhe “turivarur”. Po ju si reagoni? Zbulojeni me testin tonë..

Çfarë do të thotë për ju të qeshni?

a) Të argëtoheni

b) Të çliroheni nga stresi

Nëse do të ishit një kafshë, do të ishit:

a) Qen

b) Mace

Ndikoheni shumë nga gjykimi i të tjerëve?

a) Jo shumë

b) Shumë

Në rrjetet sociale jeni:

a) Natyrale

b) Me grim

Nëse do të ishit një formë gjeometrike, do të ishit:

a) Rreth

b) Trekëndësh

Mendoni se bota është më shumë:

a) Një ylber

b) Bardhë e zi

Natyra juaj është më shumë:

a) Ujë

b) Zjarr

Nëse do të ishit një aksesor, do të ishit:

a) Një shall

b) Një çantë

Çfarë adhuroni te vetja juaj?

a) Buzëqeshjen

b) Shikimin

Më shumë A | Auto-ironike

Jeni një njeri ngazëllyes, i pajisur me një autoironi të madhe. Jeni simpatik dhe keni një ndjenjë të mirë humori. Kur dik[1]ush bën shaka me ju, pa ju fyer dhe duke ju respektuar, ia dilni gjithmonë të qeshni dhe të argëtoheni. Ndonjëherë jeni pikërisht ju që qeshni me të tjerët për difektet dhe pikat e dobëta që keni: kjo është shenjë e një inteligjence të madhe.

Më shumë B | E vrenjtur

Jeni të kujdesshëm në çdo gjë që thoni! Jeni nga ata njerëz që nuk toleroni askënd të bëjë shaka me ju. Nuk ia dilni të qeshni me difektet tuaja dhe për ju fyerja fshihet pas çdo fjale, gjë që jua trondit tej mase ekuilibrin. Dini të qeshni me çdo gjë, përveçse me veten. Kjo është shenjë pasigurie, por edhe shenjë e një mbrojtjeje të madhe personale. E megjithatë, të qeshni herë pas here me difektet tuaja bën mirë, gjithmonë duke respektuar të tjerët dhe pa dyshim duke marrë dhe ju të njëjtin respekt.

BURIMI/ PSIKOLOGJIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al