11 Tetor, 2018

Tentoi të ribashkohej me Benardin 1 vit pas ndarjes, Xheni e “Big Brother” kthehet në Itali e refuzuar


Xheni dhe Benardi ishin një nga çiftet më të pëlqyera të “Big Brother Albania 9”. Lidhja e tyre vazhdoi dhe pas daljes nga ky “reality show”, por më pas çdo gjë mori fund, pikërisht para një viti kur ata morën pjesë si çift në spektaklin e kërcimit “Dance with me”.

E mërzitur dhe e pikëlluar, Xheni vendosi të largohej menjëherë nga Tirana për t’iu bashkuar familjes në Itali. Pavarësisht kësaj, çifti vazhdoi të përflitej shumë dhe shpeshherë u aludua edhe për një rikthim të mundshëm, duke qenë se Xheni vinte shpesh në Tiranë.

Kështu, pak muaj më parë ajo deklaroi se kishte gjetur një punë si recepsionte dhe se do të jetonte në Shqipëri për ca kohë. Miq të afërt të saj treguan se rikthimi kishte të bënte me ndjenjat që ajo ushqente ende për Benardin, i cili nga ana e tij u tregua më indiferent në komunikimin me fansat në “Instagram”, ku la të kuptohej se nuk i interesonte më Xheni.

Pas ndarjes, Xheni është ajo e cila ka dhënë më shumë detaje nga marrëdhënia dhe është sërish ish-banorja e “Big Brother”, e cila nëpërmjet një përgjigjeje në “Instatory” ka treguar edhe një herë se dashuria e saj për Benardin ka qenë e pastër. Fansat e kanë pyetur se nëse do të kthehej pas, a do të zgjidhte Benardin dhe ajo është përgjigjur me “Po”.

Më tej në përgjigjet e saj ish-banorja ka treguar se shumë shpejt do të largohet nga Shqipëria për të shkuar pranë familjes së saj në Itali. Sipas komentuesve të ndryshëm, Xheni vendos të largohet pas disa tentativash për t’u ribashkuar me Benardin, nga i cili në mënyrë indirekte mori refuzimin.

Kujtojmë që historia e tyre e dashurisë, mes Xheni Mhillaj e Benard Marashit, nisi dhe përfundoi në ekran. 23- vjeçarët që u njohën në audicionet e “Big Brother 9”, arritën kulmin e marrëdhënies së tyre të dashurisë kur dolën nga reality show dhe u ndanë gjatë spektaklit “Dance with me”.

Pasi prishën marrëdhënien mes tyre, ata hoqën dorë dhe nga gara e kërcimit të VIP-ave, duke treguar me videomesazhe çfarë ndodhi mes tyre. Xheni, përveç Benardit, la dhe Shqipërinë, duke u kthyer te familja në Itali. Sapo mbërriti në vendin ku dhe është rritur, ajo ndau me fansat dhe gjendjen shpirtërore, ndërsa shkruante: “Mos harroni! Do lëndoheni në shpirt aq sa shpirtra keni lënduar dhe do të mërziteni aq sa keni mërzitur të tjerët”, një mesazh ky që, sipas mediave, i adresohej pikërisht Benardit.

Po çfarë ndodhi që çifti më i bukur dhe i dashuruar ndër vite i formatit “Big Brother” i dhanë fund “love story”-t të tyre? Inspiruar nga statuset e vetë Xhenit, u fol se kontraditat që çuan në ndarje të çiftit nisën pasi Benardi zbuloi se nuk ishte mashkulli i parë në jetën e Xhenit. Edhe pse ky fakt nuk u konfirmua asnjëherë nga vetë Benardi, ai nuk mohoi as “xhelozinë” si ndjenjën që po shkatërronte marrëdhënien e tyre, pasi vetëm pak ditë më vonë ata i dhanë fund bashkëjetesës.

Gjatë lojës së “Big Brother 9”, ata ishin si dy tipa të ndryshëm që nuk po përshtateshin dot si çift. Por shumë shpejt ata ranë në dashuri dhe dukeshin vërtet të lindur për njëri-tjetrin. Direkt pas daljes nga shtëpia e vëzhguar nga kamerat, nisën të jetonin bashkë në Tiranë, bashkëjetesë që zgjati vetëm 6 muaj.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al