10 Maj, 2022

Telefoni i saj celular shpërthen në flakë dhe i djeg flokët/ Gruaja rrëfen tmerrin që përjetoi: Samsung ka shumë për të më paguar…(FOTO)


Një grua u zgjua një mëngjes dhe vuri re flokët e saj që kishin marrë flakë. Ajo pësoi djegie të shkallës së tretë, dhe pretendon se Samsung Galaxy S22 Ultra i saj shpërtheu dhe i vuri flakën komodinës pranë shtratit.


Gruaja e përshkroi tmerrin që kishte kaluar dhe pretendoi se smartfoni i saj Samsung shpërtheu në flakë duke i vënë zjarrin flokëve teksa flinte.

E tronditur Kyomi Kershaw, 23 vjeç, nga Wakefield, West Yorkshire, u zgjua në orën 4.30 të mëngjesit duke gjetur flokët, komon, shtratin dhe jastëkun e saj në flakë. Pretendimet e zonjës janë që telefonoi i saj i markës Samsung Galaxy S22 Ultra, i cili nuk ishte duke karikuar në atë kohë, kishte shpërthyer në flakë.

Kyomi ishte me partnerin e saj Jon Hibbert, në shtëpinë e tyre kur zjarri filloi të hënën në mëngjes javën e kaluar dhe ata menjëherë thirrën zjarrfikësën. 23- vjeçarja e cila lëndoi duart, ndërsa po përballej me zjarrin, u dërgua gjithashtu në spital ku u trajtua për djegie të shkallës së dytë.

Kyomi Kershaw, pictured, from Lupset, Wakefield, awoke at 4.30am to find her hair ablaze and her bedside cabinet, bedding and pillow alight

Ajo e ndau makthin e saj në Facebook dhe thotë se është në kontakt me gjigantin e teknologjisë Samsung për të kërkuar kompensim për dëmin që ajo pretendoi se ishte shkaktuar nga telefoni.

Në rrjetin e saj social ajo shkroi: “Çfarë mëngjesi i pazakontë, u zgjova në 4.30, flokët e mi ishin në zjarr, komedina dhe jastëku.”

The 23-year-old shared photos of the burned bedside cabinet, pictured, in the aftermath of the incident
Kyomi tha se ishte tronditur nga incidenti dhe ndau disa foto të celularit të shkrirë Samsung dhe shtratin në gjendje të djegur. Ajo shtoi: “Për fat të mirë arritëm të shuanim zjarrin. Forcat zjarrfikëse morën pjesë për të larguar tymin. Kam djegie të shkallës së dytë.” Miqtë dhe familjarët e shqetësuar e pyetën Kyomin nëse ishte mirë dhe i dërguan asaj urimet më të mira. Kyomi u përgjigj: “Jam paksa e tronditur nga kjo. Samsung ka shumë për të paguar.”

She claims that her brand new Samsung Galaxy S22 Ultra, pictured, which was not on charge at the time, had exploded into flames
Më vonë pas vizitës së saj në spital ajo falenderoi të gjithë për urimet e mira: “Faleminderit të gjithëve, u desh të shkoja në njësinë e djegieve në Pinders, sepse duart e mia, për fat të mirë, vetëm dy gishta kishin nevojë për kujdes mjekësor dhe një radiografi për t’u siguruar që nuk kishte asgjë të ngulur në të.”

The 23-year-old had to go to hospital for treatment for second degree burns, pictured, on her hands

Një zëdhënës i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në West Yorkshire tha: “Ne u thirrëm për të shuar një zjarr në një pronë në Gargave Place në Wakefield në orën 04:35 më 2 maj. Një ekuipazh nga Ossett mori pjesë, por zjarri ishte shuar tashmë.”

Një zëdhënës i Samsung pas situatës deklaroi: “Samsung e merr jashtëzakonisht seriozisht sigurinë e klientit. Ne kemi qenë në kontakt të rregullt me klienten dhe pas analizave të pajisjes nga ekipi ynë i sigurimit të cilësisë, kemi arritur në përfundimin se dëmtimi i raportuar ishte rezultat i një burimi të jashtëm nxehtësie dhe jo nga vetë pajisja.”

Samsung është përballur me polemika në të kaluarën pasi iu desh të tërhiqte 2.5 milionë celularë Galaxy Note 7 pasi shpërthyen.

Një klip viral u postua në YouTube nga Ariel Gonzalez dhe tregonte një celular që thuhet se mori flakë pasi karikuesi i saj ishte shkëputur nga priza. Në videon, e kapur në një vend të panjohur, Gonzalez shfaqi një Galaxy Note 7 të shkrirë për të cilin ai tha se ishte kishte dy javëqë kishte dalë në treg.

“Kam ardhur në shtëpi pas punës, e kam vendosur në karikim dhe ai mori flakë”, thotë ai.

Gonzalez tha se ai po përdorte karikuesin original të Samsung.

Raportime të tjera të klientëve për telefonat e djegur e shtynë Samsung të kryejë teste shtesë të kontrollit të cilësisë dhe të vonojë dërgesat e Note 7s përpara tërheqjes. Mësuesja e shkollës së mesme koreano-jugore Park Soo-Jung tha se ajo kishte nxituar për të blerë telefonin e ri, duke e para-porositur dhe më pas duke e aktivizuar atë më 19 gusht 2016, data zyrtare e lansimit të tij.

34-vjeçarja që jetonte në qytetin port të Busan tha se ishte e tmerruar kur doli me shpejtësi nga shtrati pasi telefoni i saj shpërtheu në flakë, duke e mbushur dhomën e saj të gjumit me tym që kundërmonte kimikate.

Samsung zbuloi se një bateri e bërë nga një prej dy furnizuesve të saj të baterisë bëri që telefoni të merrte flakë. Kompania refuzoi të emërojë furnizuesin.

“Kishte një problem të vogël në procesin e prodhimit, kështu që ishte shumë e vështirë për t’u kuptuar,” tha Koh Dong-jin, president i biznesit celular të Samsung për gazetarët në një konferencë shtypi.

A viral clip was posted on YouTube by Ariel Gonzalez in 2016 and showed a Galaxy Note 7 handset, pictured,  which reportedly caught fire after its charger was unplugged

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al