8 Mars, 2023

“Të ushqyen bullizim”/ Mikesha e Kiara Titos e revoltuar pas klipit me informacionet nga jashtë për moderatoren: Përmbledhje cinike


Gjatë mbrëmjes të spektaklit të djeshëm në “Big BrotherVIP”, Kiara Tito pati një avantazh në lojë dhe kjo pasi ishte zgjedhur për të qenë liderja e shtëpisë.

Por në fakt ky u duk si një disavantazh për moderatoren pasi asaj i’u tregua një klip me informacione për të, nga tituj portalesh dhe media të ndryshme. Në këto tituj, flitej shumë për reagimet e shumta jashtë shtëpisë, si dhe për lidhjet intime që ajo ka pasur më parë. Kjo situatë e ka tronditur jo pak Kiarën e cila tha se ishte e prekur nga çdo gjë që ka parë.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i mikeshës së saj Klea Huta e cila e quajti këtë moment si  një “përmbledhje e shëmtuar dhe cinike”.

“Kjo përmbledhje e shëmtuar dhe cinike @kiaratito që duhet të ishte “avantazh” për ty por që të erdhi so rrufe në qiell të hapur.

Ku janë titujt pozitiv dhe mbështetës dhe suportues që kanë bërë për ty të gjithë?

Pashë veten në atë përmbledhje dhe të gjithë e dini që ska lidhje fare me përmbledhjen negative që tu transmetua. Dhe pastaj të bëjnë moral se duhet të vazhdosh përpara. Por asgjë nuk të bënë veçse të ushqyen bullizëm ndaj teje. A sa bukur a!”– shkroi këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al