6 Qershor, 2023

“Të mos jetë njeri i showbizit”/ Semi Jaupaj zbulon karakteristikat e mashkullit të saj ideal dhe flet për lidhjen e Borës dhe Donaldit: Do i shkonte një bebe por…


Këngëtarja e njohur Semi Jaupaj është një ndër emrat më të dashur për publikun. Artistja e cila po merret me karrierën e saj muzikore ka folur së fundmi dhe për jetën e saj personale.

E ftuar në “TAR”, Semi u shpreh se momentalisht nuk ka asnjë partner në krahë dhe se po i pëlqen jeta ‘single’ dhe se fokusin e ka tek muzika.

“Po më pëlqen jeta single sepse po fokusohem te muzika. Me arritjen e një moshe të caktuar nuk kërkoj më diçka specifike, mjafton të më jap energji të mirë, të më ofrojë lirinë që e kam të rëndësishme.”

Sa i përket tipareve që pëlqen tek një mashkull ish-banorja e “BBVIP1” tha:

“E vetmja gjë është të jetë brun dhe i gjatë. Do të doja një njeri larg showbiz-it.”

Artistja njihet dhe për shoqërinë e ngushtë që ka me çiftin më të përfolur, Bora Zemanin dhe Donald Veshajn E së fundmi në rrjet qarkulloi një video ku Donaldi mbante në krah një bebe dhe Bora afër tij që dukej shumë e lumtur.

E pyetur se çfarë mendon për lajmet që kanë qarkulluar se çifti mund të bëhen së shpejti prindër, Semi u shpreh:

“I shkon një bebe atyre por këto janë gjëra personale.(qesh) Do i shkonte një bebe por tani edhe mami im mendon se mua do më shkonte një bebe por sa gati jam unë të bëj një bebe.(qesh) Kam gjëra të tjera në mendje, dua të bëj muzikë, të jem e fokusuar te muzika.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al