16 Shtator, 2018

Të gjitha ngjyrat e Finos

Edhe pse vera duket sikur u harrua, deputeti socialist Bashkim Fino ka sjellë këtë të enjte, një arsenal ngjyrash me vete. Duke filluar nga fuoristrada e tij, e cila ka ngjyrë vishnje metalizato që bie shumë në sy, xhaketa ngjyrë qielli e çelët, këmisha me viza ngjyrë pink, këpucë ngjyrë qielli dhe çantë e pantallona blu.

Një veshje e denjë për ca pushime në Kuba. Padyshim, shumë praktike dhe e freskët, por jo shumë e përshtashme për Parlament. Por pas ngjyrave që sjell kolegu i tij, fashionisti i Parlamentit, Fate Velaj, mund të themi që Fino po ecën denjësisht në gjurmët e tij!

PANORAMA PLUS