18 Shtator, 2020

“Të dua më shumë se ajrin”- Në urimin për ditëlindjen e motrës, Afërdita Dreshaj zbulon “sekretin” e rëndësishëm për partnerin e saj


Motra e Afërdita Dreshajt, Jehona feston sot ditëlindjen. Dhe në këtë ditë të rëndësishne për të nuk mund të mungonte urimi i modeles, e cila ndau me ndjekësit disa momente të veçanta me motrën e saj.

Duke treguar se Jehona është gjysma e saj, Afërdita Dreshaj postoi në InstaStory disa video dhe foto nga udhëtimet në vende të ndryshme.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Të dua më shumë se ajri,”- e uroi modelja të motrën.

Ndërsa zbuloi edhe një “sekret”, duke zbuluar pse kjo ditë është kaq e rëndësishme për të.

Afërdita Dreshaj tregoi se është njohur me bashkëshortin e saj,  Jakub Kindl në ditëlindjen e Jehonës.

“ Në ditëlindjen e saj unë takova bashkëshortin im,”- shkroi modelja.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al